kim kardashian i tregoi alec baldwin se ajo u be nje person me privat pas marteses me kanye west 560x416 - Kim Kardashian i tregoi Alec Baldwin se ajo u bë një person më ‘privat’ pas martesës me Kanye West

Kim Kardashian mësoi vlerën e “privatësisë” pas martesës së saj me reperin Kanye West.

37 vjeçarja kurorëzoi dashurinë e saj me Kanye West në vitin 2014, dhe së bashku kanë tri fëmijë: North, pesë vjeçe, Saint dy vjeç dhe Chikagon, tetë muajshe.

Në një episod të programit të ri të ‘Alec Baldwin Show’, ajo tha se para se të takonte Kanyen, tërë jeta e saj ishte në qendër të vëmendjes, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

kim kardashian i tregoi alec baldwin se ajo u be nje person me privat pas marteses me kanye west - Kim Kardashian i tregoi Alec Baldwin se ajo u bë një person më ‘privat’ pas martesës me Kanye West

Kim Kardashian West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Por kur ajo u takua me reperin, Kim thotë se perspektiva e saj ndryshoi dhe ajo mësoi se si të vlerësojë jetën e saj private, ashtu si dëshiron.

Lexo po ashtu:

Kim i shpjegoi Alec: “Gjithçka filloi nga Kanye. Jeta e tij e punës është shumë publike, por jetën personale e mban shumë për vete”.

kim kardashian i tregoi alec baldwin se ajo u be nje person me privat pas marteses me kanye west 1 - Kim Kardashian i tregoi Alec Baldwin se ajo u bë një person më ‘privat’ pas martesës me Kanye West

Kim Kardashian (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

“Tani është koha ku mund të shkoj me pushime ku askush nuk do të na shohë. Gjithçka që dua është privatësia. Unë kurrë nuk mendova se do të isha në atë pikë”, ka thënë ajo.

Së fundmi, Kardashian mori sërish vëmendjen e fansave në internet, përmes fotografive provokuese që ndau me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/


www.foxshop-ks.com