gjeti gjysmen e qypit 2000 vjecar pas dy javesh e kompletoi edhe me pjesen tjeter foto 560x416 - Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)

Steve Tomlinson ishte duke kërkuar në një plazh në Kent të Anglisë, kur gjeti një gjysmë qypi romak që besohet se është punuar para afro 2,000 vitesh.

Entuziasti 47-vjeçar që kërkon për gjësende të vjetra, shkoi në të njëjtin plazh pas dy javësh dhe u befasua kur e gjeti edhe pjesën tjetër dhe kompletoi enën e lashtë, transmeton Telegrafi.

Për gjysmë e qypit, atij i ofroi në koleksionues privat 2,000 funte, por refuzoi ta shiste, ndërsa tani që ka gjetur pjesën tjetër, vetëm dhjetë metra larg të parës, as që e ka në plan ta shes.

“Nuk dua para, kjo i përket të kaluarës dhe duhet të vendoset në muze që ta shohin të gjithë. Është e pavlerë të qëndrojë në shtëpinë time”, ka thënë Tomlinson.

Ky qyp që besohet të jetë punuar rreth vitit 140 Pas Erës Sonë, e ka në mes një kryq dhe vjen prej Romës së Lashtë, ndërsa ende nuk dihet vlera që e ka. /Telegrafi/

gjeti gjysmen e qypit 2000 vjecar pas dy javesh e kompletoi edhe me pjesen tjeter foto - Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)

gjeti gjysmen e qypit 2000 vjecar pas dy javesh e kompletoi edhe me pjesen tjeter foto 1 - Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)

gjeti gjysmen e qypit 2000 vjecar pas dy javesh e kompletoi edhe me pjesen tjeter foto 2 - Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)

gjeti gjysmen e qypit 2000 vjecar pas dy javesh e kompletoi edhe me pjesen tjeter foto 3 - Gjeti gjysmën e qypit 2,000 vjeçar, pas dy javësh e kompletoi edhe me pjesën tjetër (Foto)


www.foxshop-ks.com