vendoset gurthemeli i qendres se sporteve dhe panaireve ne ferizaj per te cilin jane ndare 1 2 milion euro 560x416 - Vendoset gurthemeli i qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj, për të cilin janë ndarë 1.2 milion euro

Në Greme të Ferizajt sot (e martë) është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.

Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se fshati Greme e ka merituar këtë investim, pasi janë taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Ai është shprehur se ideja për projektin është iniciuar nga deputetët ferizajas në Parlamentin e Kosovës.

vendoset gurthemeli i qendres se sporteve dhe panaireve ne ferizaj per te cilin jane ndare 1 2 milion euro - Vendoset gurthemeli i qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj, për të cilin janë ndarë 1.2 milion euro

“Mexhide Topalli ka qenë iniciues, bashkë me Elmi Reçicën. Këta kanë qenë këmbëngulës që të realizohet kjo. Prandaj kjo ka qenë arsyeja pse kemi marrë vendim të investojmë. Ka nevojë Kosova për investime, ka nevojë Kosova për zhvillim ekonomik”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, ministri Gashi tha se ky është 100 për qind investim i ministrisë që ai drejton, ndërkohë që premtoi edhe investime tjera në Greme, transmeton KosovaPress.

vendoset gurthemeli i qendres se sporteve dhe panaireve ne ferizaj per te cilin jane ndare 1 2 milion euro 1 - Vendoset gurthemeli i qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj, për të cilin janë ndarë 1.2 milion euro

“Ky projekt do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro dhe bashkë me kryetarin e Komunës sipas planifikimeve dinamike projekti do te përfundojë në vitin 2019.”

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke folur për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po i jep projekteve komunale, tha këto katër vjet të qeverisjes së tij do të jenë vite të transformimit thelbësor të qytetit.

vendoset gurthemeli i qendres se sporteve dhe panaireve ne ferizaj per te cilin jane ndare 1 2 milion euro 2 - Vendoset gurthemeli i qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj, për të cilin janë ndarë 1.2 milion euro

“Tashmë ferizajas është kryeqendër e zhvillimit ekonomik, ndërsa Gremja është kryevendbanimi i zhvillimit ekonomik. Por kjo nuk flet vetëm për zhvillimin ekonomik dhe për qasjen që ka Kuvendi i Kosovës, që ka Qeveria, por, mbi të gjitha flet për atë se vërtetë dëshiron një të ardhme të sigurt për rininë tonë. Jo rastësisht qeverisja ime ka filluar me vendimin për të themeluar dhe ndërtuar qendra e inovacionit”, ka thënë Aliu.

Projekti do të ketë një kosto prej 1.2 milion euro, ndërsa ai pritet të përfundojë në vitin 2019.


www.foxshop-ks.com