Tara Reid ka bërë një dedikim emocional për nënën e saj, Donna, pas publikimit të lajmit për vdekjen e saj.
Aktorja e ka publikuar një fotografi të nënës dhe babait të saj nga dita e martesës, të cilën e ka shoqëruar edhe me një përshkrim të ndjeshëm.
Duke qenë se babai i Taras ndërroi jetë para dy vitesh, humbja e nënës tash është akoma më e dhimbshme për të.
Tara Reid’s Mother Donna Reid Dies: ‘One of the Most Heartbreaking Days of My Life’ https://t.co/WMe05MJEei pic.twitter.com/hmkNedGOsy
— EROZNAMA (@eroznama) October 21, 2018
“Sot ka qenë një prej ditëve më të pikëlluara në jetën time. Nëna ime, Donna Reid, ka ndërruar jetë”.
“Zemra më dhemb – kujt do t’i telefonoj secilën ditë, çfarë të bëj? Para dy vitesh e humba babanë dhe asnjëherë nuk kisha ndier një dhimbje të tillë”.
“Tash e humba nënën. Por, një gjë e di, ata janë sërish bashkë. Mami dhe babi, ju dua! Prehuni në paqe, vogëlushja juan Tara”, ka shkruar Reid.
Fansat kanë reaguar në postimin e saj duke i shprehur ngushëllime aktores për humbjen e nënës. /Telegrafi/