BepiColombo është fluturakja britanike e destinuar për në planetin Merkur, që bëri ‘selfien’ e parë pasi u lansua me sukses gjatë vikendit.
Imazhi është shkrepur prej kamerës që ndodhet në trupin e pajisjes, ndërsa ka zënë në kuadër komplet krahun anësor, si dhe një pjesë që ndodhet më poshtë, transmeton Telegrafi.
Në anën e djathtë të imazhit, janë linjat e panelit diellit, kurse pjesa që shihet janë sensorët e ndryshëm.
Fluturakja është duke shkuar afër planetit më të afërt të diellit, me anë të ‘impulseve motorike’ sikur te ‘Star Trek’ që mbushen në mënyrë elektrike – apo jonizohen – me atome ksenon.
Janë bërë dy ditë prej se është lansuar nga Guiana Franceze, teksa pritet të arrijë në orbitën e Merkurit më 25 dhjetor të vitit 2025.
Deri atëherë, pritet t’i aktivizohen edhe dy kamera tjera dhe të dërgojë edhe pamje tjera nga hapësira. /Telegrafi/