Georgina Rodriguez nuk publikon shpesh imazhe në rrjetet sociale nga jeta e saj e përditshme, mirëpo kësaj radhe e ka bërë një përjashtim.
Ajo ka vendosur të tregojë se si arrin t’i ruajë linjat e përsosura trupore.
Në këtë mënyrë, e dashura e Cristiano Ronaldos e ka publikuar video në Instagram, ku shfaqet duke bërë ushtrime.
Ajo paraqitet e veshur në mënyrë sportive teksa bën ushtrime dhe njëkohësisht vë në plan të parë figurën trupore.
Porse në video ndodhen edhe fëmijët që ajo është duke i rritur me futbollistin e famshëm portugez.
“Lumturia ime, familja ime. Të gjithë energjinë ia dedikojmë babait dhe Juventusit”, ka shkruar Georgina në përshkrim.
Pjesë e videove të publikuara nga ajo janë të vegjlit Mateo Ronaldo dhe Eva Maria Dos Santos. /Telegrafi/