Po vazhdojnë kërcënimet me bombë ndaj personaliteteve të njohura botërore.
I fundit që mori gjatë ditës së sotme një pako të dyshimtë me eksploziv është aktori amerikan, Robert de Niro.
Në fakt, pakoja arriti në adresë të një restoranti që e posedon artisti në qytetin turistik të New Yorkut.
Ende nuk dihet se kush po i dërgon këto pako edhe pse FBI dhe CIA kanë nisur hetime gjithëpërfshirëse për të gjetur autorët e këtyre kërcënimeve.
Departamenti i policisë njujorkeze ka njoftuar se pakoja e dyshimtë ka arritur në restorant pak kohë para mbylljes së saj.
Ky është kërcënimi i tetë ndaj personave publik, të cilët janë kundërshtar të politikave të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme pako të dyshimta kanë arritur në adresë të familjes Obama dhe Clinton si edhe të televizionit kabllor, CNN. /Telegrafi/