Loading...

Ekspertja e pjellorisë, Zita West, shpjegon faktorët që shpejtojnë dhe ngadalësojnë procesin e të mbeturit me barrë.

Studimet kanë treguar se nëse nuk konsumoni fare alkool, keni më shumë gjasa të mbeteni me barrë më shpejt.

West shpjegon që për ketë rast duhet të heqim dorë nga disa gjëra që i duam.

“Shoh shumë gra që pinë 20 gota alkool, ose më shumë brenda javës, gjë që është e tepërt. Alkooli i konsumuar në masë të madhe rrit radikalet e lira duke dëmtuar kështu spermën”, thotë West.

Nuk ka limite të sigurta për konsumimin e alkoolit kështu që mundohuni ta përdorni atë sa më pak.

Sheqeri gjithashtu ka një rol të rëndësishëm në riprodhim për shkak të efektit që luan në sistemin hormonal dhe në luhatjet e sheqerit në gjak.

Sipas West, femrat me sindromën e vezores policistike duhet të reduktojnë ose të mos e përdorin fare sheqerin.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.