a tbjen nmend per mua kenga me e re nga ryva kajtazi - “A t’bjen n’mend për mua”, kënga më e re nga Ryva Kajtazi

Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, ka prezantuar së fundmi për publikun projektin e saj më të ri muzikor.

“A t’bjen n’mend per mua”, mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop folk.

Këtë këngë, këngëtarja e ka realizuar në kuadër të festave të fundvitit.

[embedded content]

Ajo vazhdon të jetë shumë aktive në tregun e muzikës, qoftë me projekte ashtu edhe koncerte e mbrëmje të ndryshme.

Deri në fundvit, Ryva pritet të sjellë për fansat e saj edhe një klip.

Këtë vit, ajo iu rikthye furishëm muzikës pas një viti pauzë, në përkushtimin ndaj rritjes së vajzës së saj. /Telegrafi/

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.