Në Komunën e Ferizajt sonte janë regjistruar 15 raste të reja me coronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi thotë për RTV Dukagjinin se tashmë janë të konfirmuar tetë drejtorë komunalë dhe tre zyrtarë tjerë komunalë nga kabineti i kryetarit Aliu.
Ademi thotë se për fat të keq në dy ditët e fundit në Ferizaj kanë rezultuar të infektuar edhe gjashtë punonjës shëndetësorë.
“Katër specialistë nga Spitali i Ferizajt dhe dy infermierë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt thotë se në total në këtë komë janë të infektuar me coronavirus 196 persona.
“Prej tyre 135 janë të shëruar nga COVID-19 ndërsa 58 persona mbesin raste aktive me COVID-19”, tha ndër të tjera Bekim Ademi.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.