agim aliu 780x4391 1 560x416 - Agim Aliu betohet si kryetar i Ferizajt: Nder i madh dhe emocion i fuqishëm

Agim Aliu është betuar si kryetar i Komunës së Ferizajt edhe për një mandat qeverisës.

Aliu ka thënë se është një nder dhe një emocion i fuqishëm që të marrë sërish udhëheqjen e Komunës së Ferizaj, për çka është zotuar se do të vazhdojë të jetë kryetar i të gjithëve me punë e ndershmëri dhe vizion të qartë.

Postimi i plotë Aliut:

“Të dashur bashkëqytetarë!

Sot, zyrtarisht, u betova në detyrën e Kryetarit te Komunës së Ferizajt. Nder i madh, emocion i fuqishëm, përgjegjësi e lartë, për rrugën që bashkë kaluam e shtigjet e reja që bashkë do t’i hapim.

Me homazhe tek Memoriali i Dëshmorëve të Kombit, nisi edhe rrugëtimi në mandatin e ri, përkujtim e përkulje për sakrificën, gjakun, që lindi lirinë.

Sytë e ferizajasve panë ndryshimin për katër vitet që shkuan, për të vazhduar e përsosur edhe më shumë, në vitet e ardhshme, transformimin e Ferizajt me vepra publike identitare.

Djersë pune, fjalë nderi, dashuri të paskajshme, energji të pashtershme, shërbim të dinjitetshëm, këtë kam nga vetja, t’ja ofroj Ferizajt.

Para Zotit, para ligjit, para jush bashkëqytetarë, do të vazhdoj të jem, ai që ju zgjodhët, me besimin e madh që më dhatë, me fitoren historike dhe madhështore, kryetar i të gjithë qytetarëve, me punë, ndershmëri, guxim qytetar, vizion të qartë, përtej partive e ideologjive politike, por me punë të përditshme për më të mirën, për Ferizajn e ferizajasit.

Na priftë e mbara!”, ka shkruar Aliu.

Kujtojmë që në zgjedhjet lokale 2021, Agim Aliu fitoi bindshëm në Komunën e Ferizajt . Ai qysh në ruandin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 17 tetor, fitoi 62,38 për qind të votave.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.