Kryetari i Komunës se Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se shumë shpejt do të bëhet përurimi i projektit që bashkon qytetin.
Ai përmes një postimi ka bërë të ditur se qyteti i Ferizajt ka ndryshuar në çdo anë.
“Ferizaj ndryshoi në çdo anë. Bashkimi i Qytetit që pak javë e ndajnë nga përurimi, është kryefjala e ndryshimit të Ferizajt. Sot, nisi asfaltimi i rrugëve në nënkalimin kryesor, për t’u kompletuar tërësisht së shpejti”, ka shkruar Aliu.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.