Skip to content
Ferizaj24
Menu
  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Tjera
    • Kronikë e zezë
    • Opinione
    • Kuzhina
    • Video
  • Qyteti
Menu
AGIM1 - Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

Posted on 21 May, 2018

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur përfaqësuesit e Tifozerisë “Ujqit” në kuadër të fushatës për rikthimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj” në Superligën e Kosovës.

Të enjten, futbollistët ferizajas do të kërkojnë kthimin në Superligë nëpërmjet ndeshjes së barazhit, pasi do të përballen me ekipin e “Vllaznimit” të Gjakovës që në këtë kampionat në Superligë u rendit në pozitën e 9, ndërsa “Ferizaj” në ligën e parë në pozitën e 4.

Aliu, në takimin që pati me përfaqësuesit e tifozerisë “Ujqit”, mori një dhuratë, me ç ‘rast këta të fundit i dhuruan një fanellë që mban mbishkrimin “Për Ferizajn në Superligë. Forca Ferizaj” si emblemë e kësaj fushate për rikthimin në Superligë të Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

ASASASSAS1 - Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

Kjo ndeshje ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek dashamirët e futbollit e të Ferizajt të cilët në mënyra të ndryshme, kanë filluar të mbështesin ekipin e Ferizajt. Një fushatë tanimë ka filluar edhe nëpër rrjetet sociale ku shumë ferizajas në fotot e profilit kanë vendosur edhe mbishkrimin “Për Ferizajn në Superligë”.

Klubi i futbollit “Ferizaj” është mobilizuar në maksimum për këtë finale, edhe tifozët “Ujqit” kanë filluar të mobilizohen ku kanë bërë thirrje që të enjten në numër sa më të madh të jenë në ndeshjen kundër “Vllaznimit” qe zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas nga ora 16:00.

33081250 1793600064019154 8348489303193550848 n - Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

33226065 1793600050685822 7433060854192406528 n - Agim Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë”

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.

Moti në Ferizaj

booked.net


Ky portal mirëmbahet nga "Ferizaj24". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Ferizaj24". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e përdorimit.

Na kontaktoni:
[email protected]


Facebook
Instagram
X Social
Pinterest
YouTube

Navigimet

  • Ferizaj
  • Lajme
  • Kulturë
  • Sport
  • Showbiz
  • Teknologji & Auto
  • Qyteti i Ferizajt
  • Moti ne Ferizaj
  • TOP 10 Restorantet më të mira në Ferizaj
Loading...
©2023 Ferizaj24 | Design: Newspaperly WordPress Theme