Komuna e Ferizajt ka bërë publike pjesën e dytë të pronave komunale të uzurpuara në zonën kadastrale: Ferizaj, Fshati i Vjetër, Neredime dhe Komogllavë, shkruan Gazeta Fokus.
Në njoftimin e publikuar nga Komuna e Ferizajt, thuhet se këtë proces në shërbim të transparencës komunale po e udhëheq Kryetari i Komunës, Agim Aliu të zbatuar nga Drejtoria e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit.
“Kryetari Aliu ka është i vendosur të zbatoj plotësisht zotimin e tij për transparencë të plotë sa i përket pasurisë komunale”, thuhet në njoftim.
Ditë më parë është publikuar pjesa e parë e uzurpatorëve të pronave komunale në territorin e Ferizajt.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.