Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka uruar SHBA-të në festën e Pavarësisë.
Përmes një statusi, Aliu tha se festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është festë e gjithë popullit shqiptar, ekzistencën e së cilit e mbrojtën dhe promovuan burrështetas amerikan.
“Sot, mora pjesë në ceremoninë e festimeve për 4 Korrikun që u organizuan në Kampin Bondsteel. Falënderoj ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Greg Delawie për mikpritjen dhe bisedën e këndshme që zhvilluam, kolonelin amerikan në Kampin Bondsteel Nick Ducich si dhe gjithë stafin për pritjen e organizuar. Ferizaj dhe ferizajasit janë me fat që kjo superfuqi botërore ka vënë themel në territorin e saj përmes Kampit Bondsteel. Mirënjohje e përjetshme kontributit të burrështetasve amerikan dhe forcave të armatosura amerikane përgjatë gjithë etapave historike nëpër të cilat kaloi populli shqiptar, veçanërisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në cilësinë e Kryetarit të Ferizajt dhe personalisht përcjell urimet më të mira qytetarëve tanë dhe popullit mik amerikan. Populli i Kosovës është i bekuar me miqtë e saj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Urime 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, tha ai.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.