Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë dhe për ta zbatuar platformën Dekada e Re, raporton Ferizaj24.

Duke folir para qindra delegatëve të pranishëm në kuvendin zgjedhor, kryetari Agim Aliu tha se PDK dhe Dekada e re, përmes këtij procesi po tregon kulturë të lartë demokratike përmes një procesi fer dhe transparent zgjedhor.

Ai tha se në Ferizaj po zgjedhen struktura të cilat do ta vazhdojnë traditën e fitoreve të PDK-së në këtë qytet.

Në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të pranishmit i përshëndeti nënkryetari Hajredin Kuçi i cili është edhe kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor në PDK.

“Shumë kush prej juve mundë të pyet dhe ju pyet dikush çka është Dekada e Re?. Unë po e them me bindje të plotë, me një fjali thoni është evropianizimi i Kosovës. Kosova është çliruar, Kosova është pavarësuar dhe nuk ka aktivet kombëtar që nga gjithë njerëzit që janë gjallë, që nuk janë në Partinë Demokratike të Kosovës. Ne duhet të jemi mirënjohës edhe për ata ish-të burgosur politik edhe për familjet e tyre edhe për dëshmorët”, tha Kuçi.

Ndërsa, Hanife Salihu, kryetare e Gruas Demokratike në Ferizaj tha se Dekada e Re u ofron hapësirë edhe më të madhe grave, si në struktura, ashtu edhe në vendimmarrje. Edhe Kryetari i RDK-së në Ferizaj, Fisnik Bislimi, në fjalën e tij theksoi se rinia gjithmonë i ka filluar ndryshimet e mëdha, dhe siç tha ai, edhe PDK-së në Dekadën e Re, rinia po i sjell energji dhe riperteritje.

Kuvendi zgjedhor në degën e PDK-së në Ferizaj, përveç zgjedhjes së kryetarit, votoi edhe për zgjedhjen e 71 anëtarëve në Këshillin Drejtues si dhe 35 delegatë për Konventën Qendrore.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.