Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 24:00 në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë i dyshuari me veturë nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull i cili ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.