aksidenti 11 560x348 - Aksident me gjashtë të lënduar në Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave rreth orës 21:00 në Komunën e Ferizajit, konkretisht në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”.

Rastin e ka treguar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona. Sipas tij, të njëjtit janë duke marrë trajtimin mjekësorë.

“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 21:00 në vendin e quajtur “Fusha e Pajtimit”, ku si pasojë e goditjes në mes dy veturave, janë lënduar gjashtë persona. Ata momentalisht janë bartur në Spitalin e Ferizajt, dhe janë duke marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Gashi.

Më tutje, ai ka shtuar se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.