kalimash 1 780x4391 1 560x416 - Aksident në tunelin e Kalimashit, një e vdekur e katër të lënduar

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të premten në mbrëmje në tunelin e Kalimashit në Kukës.

Siç ka njoftuar policia e Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur pas përplasjes së dy veturave. E vdekur ka mbetur një grua nga Shkopeti.

Euronews Albania ka siguruar pamjet e momentit të aksidentit të rëndë. Përplasja ka ndodhur në tunel në drejtim të Kukësit.

Mjeti me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci, nga Shkopeti, ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën.

Dëmtimet më të rëndë i ka marrë mjeti me targa shqiptare dhe për pasojë vdekur pasagjerja Edjona Sala. Gjithashtu është dëmtuar drejtuesi mjetit Gjino Malçi dhe pasagjerët Mariglen Gjoka dhe Sandra Bega.

Malci dhe Bega janë nisur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë ndërkohë policia po heton për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e aksidentit.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.