Një person ka mbetur i lënduar pasi kamioni të cilin ai po e voziste është rrokullisur sot në dalje të autostradës “Arbën Xhaferi”, në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00.

“Ju njoftojë se sot rreth orës 13:20,ne autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në dalje te autostradës për në fsh.Bibaj, Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur ne rrethojat e rrugës”, ka deklaruar Krasniqi.

“Si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar. Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.