Prezantuesja e njohur, Albana Osmani, ka përmbyllur së fundmi fushatën e saj sensibilizuese “You are a sunflower”.
Në përmbyllje të kësaj fushate, e cila u mbajt në Kosovë, morën pjesë shumë figura publike të vendit.
Ndër të pranishmit, nuk munguan edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe bashkëshortja e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të fushatës “You are a sunflower” (Foto: Albana Osmani/InstaStory)
Kjo e fundit, është edhe ambasadore e kauzës “You are a sunflower” për Kosovë.
Duke pasur rastin të takohet me emra të shumtë, prezantuesja Albana Osmani nuk ka hezituar që të shkrepë një fotografi edhe me deputetin e njohur Gani Dreshaj.
Në fotografinë me këtë të fundit, të publikuar në InstaStory, Albana nuk i kursen fjalët e mëdha, duke e etiketuar atë si një bamirës vërtet të madh.

Albana Osmani dhe Gani Dreshaj (Foto: Albana Osmani/InstaStory)
“Me Z. Gani Dreshaj, për të cilin kam dëgjuar shumë se si ky zotëri i jashtëzakonshëm ndihmon të varfër, të sëmurë, jetimë edhe njerëz që i hasë në rrugë, në hall apo lëngatë, ai do ndalojë dhe do përpiqet të iu ofrojë ndihmë pa llogaritur sa shumë do japë nga vetja…Ai një nga mbështetësit me të ‘You are a sunflower’. Faleminderit”, ka shkruar Albana Osmani në mbishkrimin fotografisë.
Në përmbyllje të kësaj fushate, i pranishëm ka qenë edhe futbollisti i njohur i Kombëtares, Lorik Cana. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.