aliu1 560x416 - Aliu u bën thirrje ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të respektojnë masat e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, pavarësisht se tashmë kanë dalë nga karantina.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se rrugët me qarkullim të shtuar të veturave, shëtitjet me biçikleta dhe daljet e panevojshme rrezikojnë një shpërthim të ri masiv të virusit.

“Ju lutemi, mos e ktheni në zero përpjekjen e profesionistëve, ekipeve emergjente që ta kalojmë pa pasoja fatale këtë pandemi. Respektoni orarin e qarkullimit sipas ndarjes kohore në bazë të numrit personal në letërnjoftim, mbani distancën fizike e kujdesin për higjienën personale, mos lejoni që Ferizaj tash kur është në majën e komunave me numrin më të lartë të të shëruarve të kthehet në burim masiv infeksioni nga ky virus”, ka shkruar Aliu.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.