Turbinat e ajrit mund të jenë pajisje të mira për mbledhje të energjisë pa e dëmtuar ambientin, por shkencëtarët po i konsiderojnë edhe si ‘mbytësit enorm’ të shpezëve.

Studimi i bërë në një ‘fermë të erës’ në Indi, ka treguar se numri i shpezëve ka rënë për tri të katërtat në zonën ku ndodhen turbinat, transmeton Telegrafi.

Kjo po ka kundërefekt, pasi që po shtohen gjitarët e vegjël dhe reptilët e ndryshëm, si pasojë e mungesës së grabitqarëve të tyre në qiell.

ana erret e fermave te eres krahet e turbinave mbysin rreth 75 per qind te shpezeve ne zone foto - Ana errët e ‘fermave të erës’: Krahët e turbinave mbysin rreth 75 për qind të shpezëve në zonë (Foto)

Zogjtë po e pësojnë rënda nga turbinat e ajrit

Zogjtë dhe lakuriqët, konsiderohet se janë speciet që më së shumti përplasen te krahët rrotullues. Fakti që po mbipopullohet toka me gjallesa të ndryshme dhe po humbet balanca natyrale, po i shqetëson ambientalistët.

Lajmi bëhet edhe më shqetësues, sepse ‘fermat e erës’ po ndërtohen në ambiente të hapura, ku zakonisht qarkullojnë numër i madh i shpezëve.

Hulumtuesit e Institutit Indian të Shkencave në Bengaluru, kanë studiuar shpezët dhe hardhucat në tri zona me turbina të ajrit në pjesën perëndimore të Ghats. Ata gjetën shumë më pak shpezë mishngrënës dhe grabitqarë të tjerë – numri i të cilëve konsiderohet se ka rënë për 75 për qind.

Në zona ku nuk ka turbina ajri, kishte deri në 19 shpezë brenda tri orëve, derisa në afërsi të këtyre makinerive, për të njëjtën kohë shiheshin më pak se pesë.

Mungesa e tyre, ka bërë që të shumohen në masë të madhe reptilët, të dëmtojnë të mbjellat, të hynë nëpër prona si dhe gjithnjë e më shumë të mos kenë frikë prej njerëzve.

Kompanitë që krijojnë këto turbina, janë të njoftuar me këtë anë të errët dhe efektin që në ekosistem, përgjegjësinë e hedhin te ata që vendosin t’i përdorin, pasi nuk kanë se çfarë të bëjnë në këtë drejtim. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.