
Anita Haradinaj ka treguar një histori të veçantë jetësore që ka të bëjë me nënën e saj.
Bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë publikisht për humbjen e jetës së nënës së saj.
Ajo këtë rrëfim e ka bërë në një ngjarje të organizuar nga Albana Osmani, nismëtarja e iniciativës bamirëse “Ti je një luledielli”.
Moderatorja tregoi se si nëna e saj humbi betejën me sëmundjen e kancerit si dhe mbështetjen që ua jep të gjitha grave që luftojnë me këtë sëmundje.
“Nuk mund të jap një mesazh të qartë rreth kancerit, e thashë unë e kam humbur mamin tim nga kanceri, prandaj nuk besoj tek lufta sepse më shumë është punë fati, sesa punë i të ndenjurit gati. Kam pas një mami jashtëzakonisht të mirë, të fortë, grua të civilizuar, të emancipuar. I rrinte vetes gati, por e ka humbur betejën, betejën për herë të dytë, sepse të parën e fitoi, por sëmundja e mposhti”, tha ajo.
Ajo më tutje tregoi se i është bashkuar Osmanit në këtë iniciativë me qëllim që t’iu japin mbështetje fëmijëve të prekur nga kanceri.
“Unë iu përshëndes, unë i dua gratë e forta, unë i mbështes gratë e forta. Ne me fondacionin tonë ‘Ti je një lulediell’, kemi vendos që t’i mbështesim fëmijët e prekur me kancer. Ka qenë shumë e dhimbshme që të punosh me ata fëmijë. Në këtë vit do t’i qojmë aparaturat në spital për të cilat ka pas nevojë, pavarësisht në të gjitha vështirësitë që kemi kaluar”, përfundoi Anita. /Telegrafi/
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.