anxhelina hadergjonaj shfaqet tejet provokuese ne te brendshme teksa paralajmeron projektin e ri 560x416 - Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet tejet provokuese në të brendshme, teksa paralajmëron projektin e ri

anxhelina hadergjonaj shfaqet tejet provokuese ne te brendshme teksa paralajmeron projektin e ri - Anxhelina Hadërgjonaj shfaqet tejet provokuese në të brendshme, teksa paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, për një kohë të gjatë i ka munguar skenës.

Ajo u shpërngul vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për studime, e ndërsa së fundmi është rikthyer sërish në Shqipëri.

Anxhelina ka punuar për një projekt të ri, të cilin pret ta publikojë së shpejti, dhe këtë e ka konfirmuar vet ajo përmes rrjetit social Instagram.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shfaqet mjaft provokuese në të brendshme, teksa vë në pah linjat trupore.

“Jam shumë e entuziazmuar të ndajë me ju djema atë çfarë kam punuar prej disa muajsh. Ky projekt është shumë personal. Shpresoj që ju djema ta shijoni dhe ta dëgjoni”, janë disa nga fjalët e saj në Instagram.

Përndryshe, pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë uruar për rikthimin e saj.

Anxhelina u bë e njohur si vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila ka qenë një ‘shtyllë’ e rëndësishme në ndërtimin e karrierës të së bijës. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.