w 16 560x416 - Arben Vitisë i kërkohet të marrë masa të rrepta pas rritjeve të rasteve

Rritja e rasteve me Covid-19, Baraliu: Arben Vitia ta bëjë një mbyllje të rreptë me disiplinë të detyruar.

Analisti Bleron Baraliu, po i kërkon ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, të marrë masa të rrepta për të ulur numrin e rasteve pozitive me koronavirus.

Baraliu ka shkruar në Facebook se pas rritjes së numrit të rasteve pozitive gjatë ditëve të fundit, duhet të ketë mbyllje urgjente.

“800+ raste, 13 vdekje/dite mesatare!Qeveria, me Arben Vitia ne detyre, duhet te beje nje mbyllje urgjente, te rrepte dhe me detyrim dicipline per 10-14 dite. Mbyllje te te gjitha aktiviteteve e bizneseve pervec me esenciale”, ka shkruar Baraliu.

Ai thotë se Qeveria duhet të marrë përgjegjësi për rritjen e numrit të rasteve pozitive me COVID-19.

“Cfare po ndodh me Covid eshte nje vrasje nga shteti dhe vetevrasje kolektive. Qeveria duhet te marre pergjegjesi, jo me se paku sepse edhe vet eshte pergjegjese per kete situate te rende”, ka shkruar ai.