Vetëm pak ditë pasi publikoi klipin e këngës “Last train to Paris”, këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, ka publikuar tjetër këngë të rem e klip.
Bëhet fjalë për këngën e saj të re “I’ll Give You My Heart”, e cila është punuar nga kompozitori i saj i besuar, Darko Dimitrov.
Ndërkohë për tekstin është kujdesur Arnita Beqiraj.

Arilena Ara në klipin e ri “I’ll Give You My Heart” (Foto: Arilena Ara/YouTube)
Që pas suksesit me këngën “Nëntori”, Arilena Ara i është përksuhtuar një karriere ndërkombëtare, të cilën e ka synim tash e sa kohë.
Kjo është edhe arsyeja pse këngët e saj të reja janë në anglisht, dhe njëlloj është edhe kënga e saj e fundit.

Arilena Ara në klipin e ri “I’ll Give You My Heart” (Foto: Arilena Ara/YouTube)
“I’ll Give You My Heart” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, për të cilin është kujdesur produksioni kosovar, ASHA.
Xhirimet e klipit janë kryer në disa lokacione në Mal të Zi, me ç’rast artistja ka promovuar edhe disa nga bukuritë e këtij vendi. /Telegrafi/
[embedded content]
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.