Tre persona janë arrestuar në Ferizaj për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollimit të tyre dhe një banese, të dyshuarve meshkuj u është gjetur 1.331 kilogram marihuanë, 4.05 gram kokainë, një pistoletë me 6 fishekë, dy peshore digjitale, tre telefona celularë dhe 286.60 euro.
Pas procedurave policore tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, shkruhet në raportin e policisë.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.