ferizajjj1 560x346 - Arrestohen dy persona në Ferizaj, të dyshuar për “Vjedhje të rëndë”

Stacioni Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona në bazë të urdhëresave të Gjykatës Themelore të Ferizajt, dënim burgimi, me nga dy vjet për personin me iniciale N.A, 20-vjeçar dhe E.R., 22-vjeçar.

Përmes një njoftimi për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj thuhet se që të dy ishin të kërkuar për të njëjtën vepër penale, në bashkëkryerje, “Vjedhje e rëndë në vazhdim”.

“Gjatë zbatimit të urdhëresave të gjykatës, policia ka hasur në rezistencë tek i pandehuri N.A., i cili i ka rezistuar arrestimit të policisë, duke i sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ndaj tij është iniciuar edhe një rast ‘Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtët dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të Gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës.