Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar gjashtë persona, pasi që të njëjtit dyshohen se ishin duke zhvilluar lojëra bixhozi në rrugën “Ilir Konushevci” në Ferizaj.
Gjatë kontrollit policia si dëshmi materiale ka gjetur 48 çipa të ngjyrave të ndryshme që konvertohen në shuma të caktuara të parave gjatë lojës, 2 palë letra bixhozi që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat edhe janë konfiskuar.
Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe është ende në hetime.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.