Dje gjatë ditës në Komunën e Ferizajt janë arrestuar katër persona, pasi që të njëjtët u kapën me substanca narkotike.
Në rrugën “Ali Hadri”, rreth orës 06:15 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.46 gram marihuanë.
Ndërkaq, në rrugën “12 Qershori”, në orën 01:20, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar 0.26 gramë marihuanë dhe 3.13 gramë kokainë.
E në rrugën “Riza Goga”, rreth orës 14:30 është arrestuar i dyshuari mashkull pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë konfiskuar 6.81 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.