policia e kosoves 6626 780x4391 1 560x416 - Arrestohet 66-vjeçari në Kaçanik, e bëri për spital motrën

Policia e Kosovës sot në Kaçanik ka arrestuar një 66-vjeçar pasi kishte shkaktuar dhunë në familje.

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:55 ka pranuar një informacion se në rrugën “Qamil Ilazi” në Kaçanik është një rast i dhunës në familje .

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet F.F. (66), i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje i kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psikike motrës së tij L.F. (61), duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e së cilave ka marrë trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.