Dje është arrestuar ferizajasi, pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij, i dyshuari është raportuar se ka probleme psikike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve të tij.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj babait të tij, mashkull kosovar. I dyshuari ka probleme psikike dhe në vazhdimësi u bën presion familjarëve tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, transmeton Zeri.info.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.