Një person është arrestuar në Prelez të Ferizajt pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 70 vjeç.
Në një komunikatë për media, Policia ka njoftuar se viktima ka pasur lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
48-vjeçari me inicialet R.H., me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin ka pranuar informatë mbrëmë rreth orës 19:00.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.