policiaa 4785 600x360 11 560x360 - Arrestohet personi i kërkuar për vjedhje të pyjeve në rajonin e Ferizajt

Policët nga stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj kanë arritur të arrestojnë të kërkuarin nga Gjykata, E.R, 46 vjeçar, për vjedhje të pyjeve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej tre muajve.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.