koronavirus 696x4581 1 560x416 - Arrin në 82 numri i të shëruarve nga koronavirusi në Ferizaj

Ferizaj është komuna që është prekur më së shumti me raste të koronavirusit në nivel të vendit.

Fatmirësisht, ditëve të fundit ka rënë numri i të prekurve nga kjo sëmundje, duke bërë që të ketë zero raste të reja.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 9 qytetarë dhe nuk ka pasur asnjë rast të ri.

Ai edhe një herë iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Ndryshe, nga 98 raste të konfirmuara në Ferizaj, 82 prej tyre janë shëruar dhe dy kanë ndërruar jetë.