Loading...

Kushtet e përshtatshme atmosferike kanë mundësuar edhe zhvillimin me intensitet të lartë të projekteve të ndryshme infrastrukturore në gjithë territorin e Ferizajt.

VIDEO

Një i tillë po realizohet në fshatin Lloshkobare. Aty po asfaltohen tri rrugë të këtij fshati, përkatësisht rruga “Selman Selmani”, “Musli Selmani” dhe “Shkalla e Tafës”.

Për të parë punimet që po kryhen në këto rrugë, doli Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi investimet në zonën rurale si të rëndësisë së veçantë për zhvillimin e përgjithshëm të këtyre pjesëve.

Ndërkohë, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi tha se në këtë projekt po bëhen investime të cilësisë së lartë dhe sipas standardeve më të larta të infrastrukturës rrugore.

“Jemi këtu në fshatin Lloshkobare në kuadër të asfaltimin e rrugicave të këtij fshati ku ne sot po bëjmë asfaltimin e tri rrugicave “Musli Selmani”, “Selman Selmani” dhe “Shkalla e Tafës”. Është në kuadër të strategjisë sonë për përfundimin e projekteve deri në fazën e fundit, gjegjësisht asfaltimin e rrugëve dhe përfundimim, mos maltretimin e mëtejmë të qytetarëve me pluhur. Bëhet fjalë për një projekt rreth 220mijë euro, janë dhjetë rrugica, na mbesim që në ditët në vijim të asfaltohen edhe dy rrugica të mbetura, kjo nëse na premton edhe moti. Me anë të këtij projekti, rrugicat e fshatit Lloshkobare vetëm se do të jenë të përfunduara dhe qytetarë t e këtij lokacioni nuk do të kanë telashe të kësaj natyre” tha drejtori Bytyqi.

Projekti në tërësi përfshin asfaltimin e 10 rrugicave në fshatin Lloshkobare dhe kanë një kosto prej 220 mijë euro. Me këtë projekt përmbyllen investimet kryesore infrastrukturore në fshatin Lloshkobare, përkatësisht asfaltimi i rrugicave në këtë fshat.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.