unnamed 9 3 780x439 1542300440 20740891 560x347 - Asfaltohen 5 rrugë dhe largohen tubat e rrezikshëm nga asbesti në Ferizaj

Asfaltohen 5 rrugë në Lagjen e Re në Ferizaj. Për të parë asfaltimin e këtyre 5 rrugëve, doli kryetari Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.
Rrugët që u asfaltuan sot janë rrugët: “Gustav Majer”, “Tivari”, “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri” të gjitha këto pjesë të lagjes më moderne të Ferizajt, Lagja e Re.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këto projekte janë kryer edhe investime në infrastrukturën nëntokësore, përkatësisht në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke bërë zëvendësimin e tubave nga materiali i asbestit, që deri më tani janë përdorur si tuba ujësjellësi e që janë vërtetuar si të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

Ai tha se banorët e kësaj zone, do të kenë një pamje krejtësisht të ndryshme, për shkakun se realizimi i këtij projekti, i mundëson këtyre infrastrukturë moderne, sipas standardeve më të larta, ku janë të përfshira instalimet e reja nëntokësore, trotuaret si dhe rrugët e asfaltuara…

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/asfaltohen-5-rruge-dhe-largohen-tubat-e-rrezikshem-nga-asbesti-ne-ferizaj-595770/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.