unnamed 14 852x4601 560x416 - Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës “Jeta e re” në Llojza.

Aliu tha se në territorin e Ferizajt këto ditë ka një zhvillim të hovshëm të projekteve infrastrukturore. Kjo për faktin se sipas tij “ qeverisja e re i ka dhënë drejtim shumë prej këtyre projekteve dhe ka vullnetin e plotë për të përmbyllur përfundimisht ciklin e investimeve infrastrukturore në fshatrat e komunës sonë dhe në qytet”.

Ai uroi banorët e kësaj lagje duke u shprehur se punimet që po kryhet janë në mbikëqyrje të plotë të institucioneve lokale, për cilësinë e tyre, për të cilat qeverisja lokale është e pakompromis.

unnamed 14 1024x6831 - Asfaltohet rruga “Jeta e re” në Llojza

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.