33809786 10213827877789455 663571300475731968 n1 560x416 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto)

Në fund të Dhjetorit u përurua segmenti i dytë i autostradës autostradës “Arbën Xhaferi” Bibaj-Babush në Ferizaj.

Por tani ende pa kaluar as gjashtë muaj kanë filluar problemet me mbikalimet në këtë pjesë të autostradës.

Mbikalimi në fshatin Mirash të Ferizajt gati se është ndarë nga pjesa e rrugës e që po paraqet rrezik edhe për makinat të cilat kalojnë në këtë pjesë.

33809786 10213827877789455 663571300475731968 n 11 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto)

Si shihet në këtë pjesë nuk është llogaritur se kjo ndarje nuk mund të mbulohet vetëm me asfalt dhe pa kurrfarë baze nën te. Kjo ka bërë që pjesa e asfaltit të bie shumë shpejt dhe tani është krijuar një hendek mes urës dhe pjesës tjetër të rrugës.

Për këtë banorët e fshatit Mirash kanë kontaktuar me përgjegjës të Kompanisë “Bechtel&Eneka” të cilët u kanë premtuar se shumë shpejt do të intervenojnë në rregullimin e kësaj pjese.

Edhe pse për këtë pjesë kompania e cila po ndërton këtë autostradë ka treguar gatishmëri të intervenoj sërish mbetet enigmatike se si janë mbikalimet tjera dhe a është punuar me të njëjtin projekt dhe kur edhe te të tjerat do të paraqitet i njëjti problem./insajderi/

33665594 10213827875269392 8207498776839979008 n1 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto) 33720248 10213827877309443 6148550802995675136 n1 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto) 33720248 10213827877309443 6148550802995675136 n1 1 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto) 33597382 10213827876989435 8111380917743779840 n1 - Autostrada Prishtinë-Ferizaj u përurua në fund të dhjetorit, ja si duken sot mbikalimet (Foto)

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.