baldwin pergenjeshtron pohimet se e ka goditur nje person per shkak te vendparkimit - Baldwin përgënjeshtron pohimet se e ka goditur një person për shkak të vendparkimit

Aktori i njohur amerikan, Alec Baldwin, i ka hedhur poshtë raportimet se e ka goditur një person për shkak të një vendparkimi.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur të premten në afërsi të shtëpisë së tij në New York, ndërsa aktori akuzohet për sulm ndaj një personi dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në polici dhe pas dy orësh është liruar.

Lexo po ashtu:

60-vjeçari do të paraqitet në gjykatë më 26 nëntor, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për se e ka sulmuar një mashkull, identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur.

“Zakonisht nuk do të komentoja diçka që është ndryshuar krejtësisht si tregimi i sotëm, megjithatë pohimi se do ta godisja dikë për shkak të një vendparkimi, është i rrejshëm”.

“Dua që njerëzit ta dinë këtë. E di se ekziston trendi i përhapjes së lajmeve të pasakta për shkak të nevojës për argëtim dhe për më shumë klikime në internet, por pavarësisht se çfarë jehon në media, jo doemos duhet të jetë e vërtetë”, ka shkruar Baldwin në Twitter.

Nga policia kanë thënë se një anëtar i familjes së aktorit e kishte ruajtur vendin e parkimit, kur një person ka hyrë dhe e ka parkuar veturën.

Më pas, aktori dhe personi në fjalë kanë nisur një zënkë duke e shtyrë njëri-tjetrin, ndërsa më pas Baldwin e ka goditur. /Telegrafi/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.