FERIZAJ5 1 695x3101 1 560x310 - 'Bashkimi i qytetit' të Ferizajt ka filluar të marrë formë - FOTO

Bashkimi i qytetit”, është projekti më i rëndësishëm në komunën e Ferizaj, i cili ishte prezantua në korrik të 2018 në Kuvendin e Komunal të Ferizajt.

Tash e dy vite po punohet në këtë projekt, i cili do të kushtojë 6 milionë euro, dhe është projekt dy vjeçar.

I pari i kësaj komune, Agim Aliu, në një njoftim në facebook ka treguar se ‘pëllëmbë pas pëllëmbe ky projekt po merrë formë’.

“Pëllëmbë pas pëllëmbe po merr formë superprojekti “Bashkimi i Qytetit” në gjithë shtrirjen e trupit të qendrës së Ferizajt”, ka shkruar Aliu.

“Rrethi i madh afër Spitalit e të gjithë zonat e gjelbërta përskaj, ka rilindur në arterien më funksionale rrugore me parkun më të madh publik në qendër e do ë njohim ritmin e furishëm të zhvillimit për gjithë ekonomitë familjare e biznesin që zhvillon në këtë anë”, ka shkruar tutje ai.

Aliu, tutje thotë se me guxim e vizion të qartë do e kthejmë prespektivën e zhvillimit në çdo skaj të Ferizajt.

Ferizaj bashkimi i qytetit1 - 'Bashkimi i qytetit' të Ferizajt ka filluar të marrë formë - FOTOFERIZAJ5 11 - 'Bashkimi i qytetit' të Ferizajt ka filluar të marrë formë - FOTO

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.