BE: Heqja e vizave kërkon kohë

b38dc18428074328c62e472728b0a0f4 XL1 - BE: Heqja e vizave kërkon kohë

Bashkimi Evropian (BE) edhe zyrtarisht i ka paralajmëruar zyrtarët e institucioneve të vendit se liberalizimi i vizave me Kosovën kërkon kohë, pasi të gjitha (28) shtetet anëtare duhet të marrin vendimin për këtë çështje në mënyrë individuale. Madje zyrtarë nga BE-ja i kanë thënë gazetës “Zëri” në Kosovë se para se të merret vendimi përfundimtar për heqjen e vizave institucionet e Kosovës duhet ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin e nivelit të lartë.

“Komisioni Evropian konsideron se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Tani i takon Këshillit Evropian, pra shteteve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian që të vendosin mbi propozimin e Komisionit. Nuk ka afat dhe asnjë datë të rënë dakord për një vendim të tillë në këtë fazë. Procesi i vendimmarrjes është kompleks dhe zakonisht kërkon kohë sepse të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin vendimin e tyre individual”, thuhet në përgjigjen për “Zërin” nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Këta të fundit, përpos luftimit të krimit të organizuar dhe të korrupsionit kërkojnë miratimin edhe të disa ligjeve në Kuvendin e Kosovës.


www.foxshop-ks.com