Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi publikoi klipin më të ri “Say my name” në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin.
Kënga e tyre është pritur shumë mirë nga fansat, dhe në vetëm pak ditë ka arritur të marrë miliona klikime në YouTube.
Bebe Rexha ndërkohë vazhdon të jetë aktive dhe e pranishme nëpër evente muzikore e mbrëmje të ndryshme, për të promovuar projektet e saj.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në një intervistë në ambientet e NRJ Radio në Paris të Francës, ku ka folur rreth më të rejave në karrierën e saj.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
E veshur me një palë pantallona të zinj dhe bluzë jeshile, këngëtarja shqiptare është dukur mjaft atraktive, mirëpo diçka ka shkuar keq.
Pantallonat e lëpirë për trupi, kanë bërë që asaj t’i shfaqen të brendshmet në transparencë, dhe fatkeqësisht disa fotografi të tilla janë kapur nga paparacët.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)
Ka qenë vet Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ajo e cila ka publikuar në InstaStory njërën nga këto imazhe.
“Nuk e kisha idenë se këto gjëra do të shiheshin”, ka shkruar ajo, duke treguar kështu se është sikletosur pak pasi ka parë këto fotografi. /Telegrafi/

Bebe Rexha fotografohet në pozitë të pahijshme në Paris (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.