Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu në fushatën e zgjedhjeve lokale pati dhënë premtimin para qytetarëve ferizajas se në qeverisjen e tij, çdo dokument i rëndësisë publike dhe në interes të grupeve komunitare, shoqërisë civile do të jetë publike. Në këtë kuptim, pas një verifikimi nga ana e Drejtorisë së Financave, është përgatitur edhe lista e dytë e borxhlinjve ndaj komunës, gjegjësisht lista e qiramarrësve të pronës komunale, të cilët kanë obligime të pashlyera që nga viti 2001. Kjo listë i ofrohet publikut për herë të parë dhe si e tillë, paraqet ftesë për personat fizik e juridik që kanë obligime ndaj komunës, që t’i shlyejnë ato, në të kundërtën do të ushtrohet procedurë përmbarimore ndaj tyre.
Kjo listë nuk është përfundimtare. Ditëve në vijim do të verifikohen edhe pjesë të tjera të pronave komunale ku qiramarrësit nuk kanë shlyer obligimet e tyre dhe si e tillë në një periudhë optimale kohore priten të shlyhen edhe këto obligime.
Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Drejtoria e Financave, ka përgatitur një plan masash për arkëtimin e obligimeve që kanë personat fizik dhe juridik ndaj saj, masa këto që do të rrisin stabilitetin financiar të buxhetit komunal, kur dihet fakti i telasheve dhe mungesave buxhetore për shkak të procedurave përmbarimore ndaj saj dhe kontratave të trashëguara nga ish pushteti.
Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.
Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.