88 600x360 11 560x360 - Bëri tejkalim në vijë të plotë, gjobitet qytetari në Ferizaj

Një qytetar në aksin rrugor Glina-Ferizaj është gjobitur nga Policia e Kosovës.

Kjo për shkak që i njëjti ka bërë tejkalim në vijë të plotë, transmeton FrontOnline.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi , pjesëmarrës në komunikacion , i cili/e cila , ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor , Gjilan-Ferizaj , afër udhëkryqit që qon në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt , falenderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.