berisha akuzat e opozites jane te pabaza 560x374 - Berisha: Akuzat e opozitës janë të pabaza

berisha akuzat e opozites jane te pabaza - Berisha: Akuzat e opozitës janë të pabaza


Autori: Gazeta inFokus


11:49 | 01 November 2018

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Ferizajt Besnik Berisha ka mbajtur sot një konferencë për media duke iu përgjigjur akuzave të paraardhësit të tij nga LDK në lidhje me një aksident ‘me veturë zyrtare.

berisha akuzat e opozites jane te pabaza - Berisha: Akuzat e opozitës janë të pabaza

Berisha sqaroi opinionin publik lidhur me akuzat e ish-drejtorit të shëndetësisë, tani asamblistit të LDK-së, Burim Karameta i cili në seancën e djeshme të Kuvendit të Komunës tha se po dëmtohet pasuria publike, duke aluduar në aksidentimin e para disa ditëve të veturës zyrtare me të cilën po udhëtonte drejtori i Shëndetësisë, Besnik Berisha dhe ushtruesi i detyrës së Drejtorit të QKMF-së, Asllan Bajrami.

Berisha tha se akuzat e tilla janë të pabaza, duke rrëzuar pohimet e pjesëtarit të opozitës, të faktuara edhe me raportin e policisë për aksidentin, pjesëmarrësit në aksident si dhe shkallën e dëmtimit të veturës zyrtare.

Në këtë konferencë Berisha dha sqarime edhe lidhur me marrëveshjen e komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosova që është pikë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, duke e quajtur një marrëveshje të rëndësishme për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale në nivel lokal.

berisha akuzat e opozites jane te pabaza 1 - Berisha: Akuzat e opozitës janë të pabaza
berisha akuzat e opozites jane te pabaza 1 - Berisha: Akuzat e opozitës janë të pabaza

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.