![Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi së shpejti në bashkëpunim bes kallaku dhe ramadan krasniqi se shpejti ne bashkepunim - Bes Kallaku dhe Ramadan Krasniqi së shpejti në bashkëpunim](https://ferizaj24.info/wp-content/ferizaj24/2018/10/bes-kallaku-dhe-ramadan-krasniqi-se-shpejti-ne-bashkepunim.jpg)
Këngëtari dhe humoristi Bes Kallaku, është bërë i njohur tashmë për bashkëpunimet e shumta.
Një të tillë, ai është duke e përgatitur sërish me këngëtarin e njohur të muzikës popullore, Ramadan Krasniqi – Dani.
Ka qenë vet Besi, ai i cili ka konfirmuar këtë bashkëpunim, duke publikuar një fotografi me këngëtarin nga Peja.
Në mbishkrimin e fotografisë, ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, e cila do të quhet “Gentlemens”.
Muzika është realizuar nga kompozitori Edlir Begolli, teksa nuk është bërë e ditur saktë data e lansimit.
Muajin e kaluar, Dani publikoi një bashkëpunim me Labin, këngën “Falëm”, e cila u prit shumë mirë nga publiku dhe ka marrë mbi një milion klikime në YouTube.
[embedded content]
Ndërkohë, bashkëpunimi i fundit i Bes Kallakut mbetet ai me Gent Fatalin, kënga “Na vjen dita”, e cila gjithashtu është pritur mirë nga fansat e dyshes. /Telegrafi/
[embedded content]