Loading...

Mbrëmjen e sontme, në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u mbajt koncerti tradicional i fundvitit që përmbyll aktivitetin kulturor për vitin 2018, me ç’rast në këtë ngjarje u shpall edhe më i merituari në këtë fushë, Çmimi “Finesa”, Artisti i Vitit 2018.

VIDEO

Me një program të pasur kulturor-artistik ku performuan anëtarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, grupi i folklorit si dhe u interpretuan këngë popullore nga këngëtarë të mirënjohur ferizajas e më gjerë, të ekzekutuara këto nga orkestra e AKV “Kastriotët”, arriti edhe momenti kulminant i kësaj ngjarje, ndarja e Çmimit “Finesa”, Artisti i Vitit 2018.

Pas një pune disa javore, komisioni nga 7 të nominuarit për këtë shpërblim, zgjodhi regjisorin e mirënjohur ferizajas, Besim Ugzmajli – Artist i Vitit 2018, duke i ndarë Çmimin “Finesa” për sukseset e tij ndërkombëtare dhe çmimet e shumta të pranuara në gara ndërkombëtare me filmin e tij “Forgive me” si dhe kontributin e tij të përgjithshëm në promovimin e kinematografisë vendore në arenën ndërkombëtare. Ndarjen e këtij Çmimi e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani.

Me mirënjohje u nderuan edhe shoqatat e grupet kulturore që dhanë kontribut në realizimin e aktiviteteve dhe avancimin e përgjithshëm të aktivitetit kulturor në Ferizaj gjatë vitit 2018.

Në këtë ngjarje u përkujtuan edhe personalitetet që ndërruan jetë gjatë këtij viti, protagonist e kontributor në zhvillimin e artit, kulturës e sportit siç janë Sheqer Shllaku, Ramadan Haziri, Isuf Aliu si dhe Ilirjana Vorfi.

Ky aktivitet përmbyll vitin kulturor në Ferizaj me mbi 150 ngjarje kulturore të realizuara gjatë këtij viti nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Mbrëmjen e sontme, në ambientet e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u mbajt koncerti tradicional i fundvitit që përmbyll aktivitetin kulturor për vitin 2018, me ç’rast në këtë ngjarje u shpall edhe më i merituari në këtë fushë, Çmimi “Finesa”, Artisti i Vitit 2018.

Me një program të pasur kulturor-artistik ku performuan anëtarë të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Kastriotët”, grupi i folklorit si dhe u interpretuan këngë popullore nga këngëtarë të mirënjohur ferizajas e më gjerë, të ekzekutuara këto nga orkestra e AKV “Kastriotët”, arriti edhe momenti kulminant i kësaj ngjarje, ndarja e Çmimit “Finesa”, Artisti i Vitit 2018.

Pas një pune disa javore, komisioni nga 7 të nominuarit për këtë shpërblim, zgjodhi regjisorin e mirënjohur ferizajas, Besim Ugzmajli – Artist i Vitit 2018, duke i ndarë Çmimin “Finesa” për sukseset e tij ndërkombëtare dhe çmimet e shumta të pranuara në gara ndërkombëtare me filmin e tij “Forgive me” si dhe kontributin e tij të përgjithshëm në promovimin e kinematografisë vendore në arenën ndërkombëtare. Ndarjen e këtij Çmimi e bëri drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani.

Me mirënjohje u nderuan edhe shoqatat e grupet kulturore që dhanë kontribut në realizimin e aktiviteteve dhe avancimin e përgjithshëm të aktivitetit kulturor në Ferizaj gjatë vitit 2018.

Në këtë ngjarje u përkujtuan edhe personalitetet që ndërruan jetë gjatë këtij viti, protagonist e kontributor në zhvillimin e artit, kulturës e sportit siç janë Sheqer Shllaku, Ramadan Haziri, Isuf Aliu si dhe Ilirjana Vorfi.

Ky aktivitet përmbyll vitin kulturor në Ferizaj me mbi 150 ngjarje kulturore të realizuara gjatë këtij viti nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Ferizaj24:

Loading...



Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.