auto koss16394859001 560x416 - Bie nga sistemi një bllok i ‘Kosova B’, rëndohet situata me energji elektrike

Një bllok i Termocentralit “Kosova B”, është nxjerrë nga prodhimi dhe për tre ditë ai do jetë jashtë funksionit. Kjo pritet të rëndoj edhe më shumë situatën e furnizimit me energji elektrike në vend, ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi.

 

Rizvanolli tha se situata me energji do të jetë edhe më e rënduar gjatë 36 orëve të ardhshme pasi njëri bllok i termocentralit ‘Kosova B’ do të jetë jashtë funksionit.

“Sot është dashur që një bllok i ‘Kosova B’ të ndalohet për 36 orë. Në tri ditët e ardhshme do të jetë edhe më e rënduar situata me energjinë”, tha ajo.

Përmbajtjet që i merr Ferizaj24 nga burime tjera nuk i nënshtrohen licencës Creative Commons 1.0, e cila përndryshe është e zakonshme, për përmbajtjet të cilat i plason kjo platformë mediatike. Ju lutemi, konsultohuni me buruesit për marrje të përmbajtjeve të tilla.

Ferizaj24 botohet në www.ferizaj24.info dhe mund të merren në tërësi, sipas licencës Creative Commons 4.0.